5/2/10

FJALE TE IBEN KAJJIM EL XHEUZIE

Falenderimi i takon Allahut atij qe pergatiti Xhennetin e Firdevsit per robrit e tij Besimtare; Atij qe ua lehtesoi atyre kryerien e puneve te mira, me te cilen i afrohesh Atij qe i beri te mos e harxhojn kohen me pun te tjera dhe qe ua tregoi qarte dhe ua lehtesoi rrugen qe con tek Ai.

Allahu esht ai qe krijoje per roberit e tij Xhennetin para se ti krijoje vet ata dhe qe i beri banor te tij para se ti sillte ne ekzistencen e tyre. Ai (xh,sh) e rrethoi xhennetin me veshtirsi dhe telashe dhe i solli ne jeten e sprovs per te provuar se cili prej tyre do te beje vepra me te mira. Allahu eshte ai qe caktoi se dita e dalies para tij do te jete koha e hyrjes ne te (xhennet). AI caktoi nje fund per jeten e ketushme dhe perjetsi per jeten e pertejme. Atje (ne xhennet) vendosi gjithcka qe syri nuk e ka pare as veshi se ka degjuar dhe qe askush se ka marre me mend. Me pas ua zbuloi ato roberve te tij permes te dashurve te tij (profeterve), derisa ata e pane me syte e zemres te cilet jan me te mprete se syte e ballit, i pergezoi me premtimin e tij te cilin e percolli nepermjet gjuhes se te derguarit te tij dhe njeriut me te zgjellur, dhe me pas plotesoi premtimin e tij, duke i bere te pa vdekshem ne xhennet, vend nga i cili kurr nuk do te kjene desire te largohen.

Falenderimi i takon Allahut krijuesi te qejve dhe te tokes, Atij qe i beri Engjujt lajmetar te tij, Atij qe solli te derguar te njerzit per ti pergezuar dhe qortuar, ne menyre qe pas kesaj ata te mos kene asnje justifikim para Allahut, sepse Ai nuk i krijoje pa qellim , nuk i la pa mbeshtetje e as nuk i braktisi, perkundrazi Ai (xh,sh) I krijoi per nje qellim te mall dhe i pergatiti per nje detyre te veshtire. Allahu(xh,sh)krijoi dy jete per ta : njera esht per ata qe ju pergjigjen thirrsit dhe nuk zgjollen askend tjeter vec Zotit te tyre Bujar, e tjetra atij qe nuk iu pergjigj thirrjes, nuk i dha rendesi asaj dhe as nuk shpresoi tek ajo.

Falenderimi i takon Allahut qe kenaqet nga robrit e tij me nje pune sado te vogel, Atij qe shum nga lajthitjet e tyre ia ka falur, qe ka hedhur pa kursim mirsite e tij mbi ta, Atij qe ia ka vene detyre vetes meshiren. Ne librin qe ai zbriti ka siguruar se meshira dhe dhembshutija e tij esht me e madhe se zemrimi i tij .

Ai u beri thirrje roberve te tij drejt daru selamif 1, i njoftoi per ftesen e ber prej tij, duke e konsideruar ate drejtesi dhe argument te tij kunder tyre. Ai vecoi ate qe Ai vete deshiroi, per te qene i udhezuar dhe i mbeshtetur prej tij, duke e konsideruar kete si mirsi dhe merit te tij te cilen ja jep kujt te deshiroi. Allahu eshte ai qe zoteron mirsi te madhe deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut te vetmit dhe te pa shoqit . Kjo eshte deshmia e nje robi te tij, e nje biri te robit te tij, dhe e nje biri te robereshes se tij, e kush eshte ai qe e ndien veten te panevojshem qofte edhe per nje cast per miresin dhe meshiren e tij .cdokush e di qe fitimi i xhennetit dhe shpetimi nga zjarri i xhehennemit arrihen permes falies se tij bujare

Deshmoj se Muhammedi(a,s) esht robi dhe lajmetari i tij esht besniku ndaj shpalljes dhe krijesa me e mir e tij . Ai u dergua meshir per te gjith Botrat, shembull per te gjith ata qe punojne, drejtues te atyre qe kerkojne rrugen e drejt dhe nje argument per te gjith njerzit. Allahu(xh,sh) e dergoi ate thirres per ne besim, ftues per ne Daru selam, udhezues per krijesat, lexues te librit te tij, shpejtues drejt kenaqsis se tij, urdherues per vepra te mira, dhe ndalues ndaj veprave te keqia. Ai e dergoi pak koh pas lajmetareve te tij,

e me Te(Muhammedin a,s) i drejtoi njerzit drejt rruges me te mir. Drejt shtigjeve me te qarta, ndersa bindjen, dashurin, mbeshtetjen,respektin dhe zbatimin e urdhrave e dispozitave te tij i beri detzr per roberit e vet.

Ai (xh,sh) i zuri te gjith dyert qe te cojn ne xhennet dhe i hapi ato vetem nepermjet Muhammedit (a,s). Nese njerzit do te mblidheshin nga cdo ane dhe do te kerkonin te hapnin qoft dhe nje prej dyerve do te arrinin vetem ne qoftese para hyrjes do te rreshtoheshin pas tij ose nese do te ishin prej tyre qe do te ndiqnin rrugen dhe udheziminetij.

Larg te metave esht Ai (xh,sh) qe ia lehtesoi kraharorin Muhammedit (a,s) , qe ia fali gjynahet, qe e nderoi qe nenshtroi dhe poshteroi kedo qe sju bind urdhrit te tij , te atij qe ftoi ne rrugen e Allahut, qe beri thirrje drejt xhennetit te tij haptas dhe fshehtas, qe urdheroi per kete mbar ummetin naten e diten, derisa celi agimi i Islamit, derisa ndricoi drita e besimit, derisa u ngrit lart fjala e Meshiruesit, derisa u mposht thirrja e shejtanit, derisa pas erresires toka shkelqeu prej drites se mesazhit te tij , derisa zemrat u lidhen me njera tjetren , pasi kishin qen te ndara dhe te percara, derisa koha u hap e u be e bukur, derisa erresira u be drite, derisa cdo i lekundur u udhezua, derisa e percolli mesazhin e Zotit te tij, derisa keshilloi popullin, dhe derisa luftoi ne rrugen e Allahut ne menyren me te mir.

Allahu i dha te drejte te zgjidhte mes qendrimit ne kete jete dhe takimit me te, dhe ai zgjolli takimin me zotin e tij, per hir te dashuris dhe mallit qe kishte per te. Ai e la ummetin e tij te paisur me argumente te forta, dhe prova te qarta.

Shoket dhe pasuesit ndoqen gjurmet e tij, per te arritur drejt Xhennetit te mbushur me kenaqsi, kurse per ata qe u shmangen dhe moren rrug drejt zjarrit te ndezur fort, vlen thenja “...Te rrenoi me argument ate qe u shkatrua dhe te bej te jetoi me argument ate qe jetoi. Allahu vertet degjon e di.”

Pershendetjet e Allahut, e te Engjujve te tij, te te derguarve te tij, te roberve te tij besimtar, qofshin mbi te.

Duke vazhduar themi se Allahu nuk i ka krijuar pa qellim njeriun dhe nuk e ka braktisur, por i ka krijuar per nje ceshtje te madhe, i ka pergatitur per nje detyre te veshtire, detyr te cilen ua paraqiti qejve dhe tokes per ta marre persiper, por ato e refuzuan dhe hoqen dor me keqardhje e frike, duke thene: “O Zoti yn, nese na urdheron, nuk kemi rruge tjeter vec se te bindemi dhe te degjojme, e nese desheron te zgjedhim, ateher ne zgjedhim faljen tende, nga e cila nuk deshirojm te largohemi.”

Kete detyre e mori persiper njeriu, edhe pse ishte i dobet, i pafuqishem per ta mbajtur, i pa drejte dhe i pa ditur. Keshtu shumica e njerzve e kan hedhur tutje barren e tyre, sepse ajo esht e rende dhe e mundimshme, duke e jetuar kete bot si bagtia ne kullot.Ata nuk mendojn se kush i krijoi dhe cilat jan te drejtat e tij mbi ta, as cili esht qellimi i ekzistences dhe i ardhjes se tyre ne kete bote, e cila esht ur drejt botes se perjetshme ,ata nuk meditojn per perkohshmerin e qendrimit ne kete jet, e cila do te zhduket, e as per udhetimin e tyre te shpejt drejt botes tjeter e cila do te mbetet pergjithmon. Ata jan pushtuar nga epshet, mendjet e tyre kan humbur dhe i ka kapluar hutimi, i ka mbytur shpresa e kot dhe iluzionet e rreme, per pasoj zemrat e tyre jan mposhtur nga punet e liga.

Meraku i vetem i tyre jan epshet, rruget se si ti permbushin deshirat e kesaj bote, dhe n’cmenyre te perfitojn prej tyre. Nese do t’ju jepej rasti qe nje pjes te dynjas ta perfitonin ne kembim te botes tjeter do te suleshin drejt saj ne grupe ose te vetem. Kur atyre u shfaqet para syve ndonje kenaqsi e shpejt e kesaj bote, ata nuk parapelqejne qe ta kembejn me kenaqsin dhe shperblimin e Allahut : “ Nga jeta e kesaj bote ata gezojne nje dije te caktuar, kurse nga jeta e botes tjeter ata jan te hutuar “ ; “ Ata harruan Allahun e Allahu beri qe ata te harrojn vetveten. Keta jan ata qe bejn gjynahe te medha ( te prishurit)

Esht e cuditshme se sa i pa vemendshem esht njeriu per kohen e kufizuar qe i takon . Cdo fryme qe nxierr esht e pa vlefshme nese ajo del dhe nuk kthehet perseri tek ai. Hapat e shpejt te nates e te dites e marrin me vete, ndersa ai nuk mendon se ku po e cojne, ai dergohet me shpejtesi posht dhe nuk di se ne cilen bot do te percillet; e kur vdes, i vjen shqetesimi i tij per shkatrrimin e vetes. Atij i thuhet “jo” , per shkak te krimeve te bera me par dhe per shperfilljen qe ka treguar ndaj Allahut, sepse ai nuk beri asgje gjat jetes se tij. Kur ndonjeher kalimthi i vinte ndermend qellimi i krijimit te tij ai e anashkalonte duke e justifikuar me faljen: Allahu na ka njoftuar se esht fales dhe meshirues, por ne e dime se denimi i tij esht i dhimbshem dhe per me teper i perjetshem andaj ate Allahu gjithnje e ka pare se si shmangej nga e verteta qe e priste Allahu esht i gjithditur i mencur i urt dhe i drejt.

Ata qe paten mbeshtetjen e Allahut e njohen motivin e krijimit dhe arsyen e ekzistences se tyre. Ata ngriten kokat, pane se bota e Xhennetit qendronte mbi ta dhe perveshen duart per te arritur kenaqsin e Allahut. Ata pane se rruga drejt tij (xhennetit) ishte teper e qart dhe ju permbajten asaj. Ata (besimtaret) e kuptuan se kembimi i vendit me gjera qe syri nuk i ka pare, veshi nuk i ka degjuar dhe askush nuk i ka imagjinuar kurr me par – te pa fundme e te pa shtershme – me kenaqsit e nje jete qe me teper i ngjan nje makthi, nje imazhi qe te viziton ne enderr, nje jete te perzier me shqetesime, e cila te ben te qeshesh pak e te qash shum, qe te gezon nje dit e te hidheron disa muaj, qe dhimbjet i ka me te shumta se kenaqsit, qe fillon me frik dhe mbaron me nderlikime, te jepeshe pas saj do te ishte nje humbje me e madhe se vet humbja.

Sa shum te cudit nje mendjeceket me pamjen e nje te urti a nje politikan zullumqar me pamjen e nje intelektuali, nje idjot i veshur me rroben e nje te mencuri, qe parapelqen pjesen e tij te lir dhe jetshkurter, mbi pjesen e tij te shtrenjte dhe jet gjat, qe shet Xhennetin e tij – gjersia e te cilit esht sa qejt dhe toka – kundrejt nje burgu te ngusht mes zotrinjve sakat, faqezi e mizor. Njerez te tille deshtak nderrojn banesat e mira ne Xhennetet e Adnit nen te cilin rrjellin lumenj, me pellgj te ngushte, qe fundin e tyre e kan prishje dhe shterim.Ata (mosbesimtaret dhe te prishurit) kembejn vashat e nje moshe te cilat ngjasojn me margaritar e diamant me kenaqsin, qe nuk te kenaq, te kesaj bote provimi. Ata kembejn lumenjt e mjaltit, te qumshtit, e te veres – per pijet dhe veren e piset te kesaj bote qe te humb mendjen dhe te prish jeten dhe fene, qe te con ne lumturin e perjetshme. Ata degjojn thirrjen e shejtanit rrebel e te pa skrupullt ne vend te thirrjes se Allahut : O banor te Xhennetit, juve ju takon te kenaqeni e te mos deshperoheni me kurr, te jetoni pa vdekur me kurr, te qendroni e te mos mergoni, te rinoheni e te mos plakeni. E then ndryshe humbja e thelle e ketij pazari do te duket mjaft qart diten e gjykimit, mendjelehtesia e kembyesit te Ahiretit me dunjan do te dal ne shesh diten e gjykimit, deshperimit dhe pendeses, diten kur te devotshmit (besimtaret,dhe pun miret) do te mblidhen ne grupe pran Meshiruesit , diten kur kriminelet do te hidhen ne Zjarrin e ndezur fort tufa-tufa ku do te mbesin pergjithmon. Nese njerzit do te imagjinonin se cfar nderimi u ka pergatitur Allahu (xh,sh), se cfar mirsie dhe dhuntie ka ruajtur per ta, se cfar kenaqsie u ka fshehur : te pa par prej syve te pa degjuar nga veshet, dhe te pa imagjinuar nga askush, ateher: do ta kuptonin se cfar malli u ka hikur per duarsh.

Pasha Allahun ne “tregun” e lir thirret fort per Xhennetin por vetem pak njerez shfaqin interes per te. Esht per tu habitur se si e ze gjumi ate qe interesohet per parajsen !, si mund te jetohet e qet kjo jet kur lajmet rreth saj na kan mberritur per me shum se (124-224mij ) here, si mund te jet indiferent njeriu kur shikon krijimin e tij dhe nuk falenderon Allahun, por ata njerez qe jan shmangur nga rruga i drejt me cfar mund ta zevendesojn kenaqsin e Allahut dhe zemrimin e tij te thell kunder tyre.

Tirazhi i kesaj fletpalosje mund te shumezohet permes Fotokopjes per tja dhuruar miqve tuaj.Punimet apo krijimet tuaja mund te na i dergoni ne adresen ton te imellit : publikime_islame@live.com

Per ti publikuar me pas nen vlersimin ton ne Internet, Jufaleminderit..

PUNIM ILEVIZIES STUDENTOREISLAME